Për jo pak shoferë, rrugët në vendin tonë janë bërë pista të vdekjes në vend se të ishin në shërbim të qarkullimit më të lehtë dhe më të shpejt.
Këtë e dëshmojnë ë të dhënat e policisë së Kosovës, sipas të cilave, brenda këtij viti, nga më shumë se 22 mijë aksidente në trafik kanë humbur jetën 104 persona. Ky bilanc tragjik ishte shkas I konferëncës për gazetarë të ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë.
“…Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni duke përfshirë edhe këmbësor. Si shoqëri nuk kemi asnjë qytetarë për të humbur veçanërisht për shkak të pakujdesshmërisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë…Ndër masat e ndërmarra deri tani janë inicimi i hetimit disiplinore për përgjegjësinë menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut, plani i ri për operativ për sigurinë në trafikun rrugor. Kyçja e të gjitha institucioneve të tjera, sidomos në Ministrinë e Infrastrukturës duke kërkuar më shumë radar dhe kamera statike nëpër rrugët magjistrale dhe autostradat e Kosovës. Po ashtu i bëj apel prokurorisë dhe gjykatësve për masa më të rrepta…”, tha Sveçla.
Drejtori I policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vuri në pah shkaktarët e mbi 22 mijë e 300 aksidente që ndodhën brenda këtij viti.
“…Ka një rritje prej 7.58 për qind të aksidenteve në total. Personat që kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut në janar-17 dhjetor dhe kjo mbrëmë kanë qenë 46 për qind shofer, 28,1 për qind këmbësor, 28 për qind kanë qenë pasagjerë. Shkaktarët sipas analizave që policia e trafikut i ka identifikuar janë mosmbajtja e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve, manipulimi i pasigurt në automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit, kyçje e pasigurt në rrugë, radhitje e parregullt në ndërrim të shiritave dhe kthim rreth-rrotullimi lëvizje prapa…”, deklaroi Hoxha.
Ndërsa njohësi I fushës së komunikacionit, Selman Kolgeci, vlerëson se shoferët në të shumtën e rasteve nuk I respektojnë rregullat në trafik.
“…padyshim që ngasësi është faktori kryesor i ndodhjes së aksidenteve i pasuar prej rrugës automjeteve dhe faktori incident. Nisur nga fakti që kemi një numër të madh të aksidenteve në vend i rekomandoj secilit që të ketë kujdesë të shtuar në komunikacion t’i përmbahet rregullave të përgjithshme dhe kufizimeve në trafik, ti respektoj secilën sinjalistikë nëpër rrugë edhe pse kjo ka nevojë të plotësohet. Të ketë kujdesë të shtuar sidomos gjatë natës dhe kushteve atmosferike me borë shi dhe të ngjashme. Për mos përdorë telefonin dhe të mos vozis në ndikimin e alkoolit…”, tha Kolgeci.
Edhe vitin e kaluar në Kosovë u regjistrua numër I lartë i aksidenteve në trafik gjithësej 19 mijë me pasoja fatale për 98 njerëz.