Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Qeverisë u vendos që të shpërndahen 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi nga ana e anëtarit të LDK-së, Berat Rukiqi.
Ai thotë se shteti nuk mund të zhvillohet me ndihma. Po ashtu Rukiqi është shprehur se blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë.
Reagimi i plotë:
Blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë.
Nuk e ka bërë asnjë investim në arsim, shëndetësi, çerdhe, rrugë, energji. Mjetet e pashpenzuara ku duhet, po i shpërndan për të blerë vota.
Ne të njëjtën kohë, ka përkeqësuar ambientin për biznes dhe për investime.
SHTETI NUK ZHVILLOHET ME NDIHMA