10 kilometra kolonë, bllokohet Rruga e Kombit

Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës ngjason me lumë automjetesh mëngjesin e sotëm.

Janë me mijëra qytetare të Kosovës por jo vetëm që kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Fluksi i lartë i mjeteve nuk i shmangi radhët e gjata kilometrike dhe qëndrimit për me shume se 20 apo 30 minutave në afërsi të Urës mbi Drin.

Shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin. Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as për këtë sezon turistik.

Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.