Lydmila Makey, gazetare nga Ukraina, ka mbushur një vit qëndrimi në Kosovë.
Para një viti, gazetarja Kosovën e njihte vetëm si prejardhjen e Nënës Terezë dhe faktin që Ukraina nuk e kishte njohur shtetin tonë. Por, tani ajo flet shumë mirë shqip.
“Të gjithë ‘jetën’ time e paketova në një çantë krahu, kisha një laptop, pantollona, disa bluza dhe një brushë” – e nisë kështu rrëfimin Makey, sa herë që pyetet për ditën e saj të parë në Kosovë.
Ajo u strehua në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”.
Postimin më poshtë kushtuar njëvjetorit të qëndrimit të saj në Kosovë e ka publikuar AGK: