Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përdoret si “instrument” nga Bashkimi Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu mendojnë njohësit e rrethanave politike në vend, duke vlerësuar se kjo nuk do të duhej të ndodhë.
https://permbledhja.com/video-tronditese-nga-korca-e-mitura-del-para-makines-dhe-i-kerkon-shoferit-ta-shtype/
Ka më shumë se katër vjet që Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por kosovarët ende janë të izoluar.
Njohësit e rrethanave politike në vend e shohin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si “instrumentin” e vetëm që BE-ja po e përdorë për mosliberalizim të vizave.
Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, ka thënë për Radio Kosovën, se BE-ja po do që ta shfrytëzojë dialogun me Serbinë si të vetmin instrument për mosliberalizimin e vizave.
https://permbledhja.com/75-vjecari-dergohet-ne-gjendje-te-rende-ne-emergjence-me-pas-vdes-policia-jep-informacione/
“Për faktin që Kosova është në proces të dialogut më Serbinë, kjo mund të jetë arsye kryesore që Kosova ende nuk e ka fituar liberalizimin e vizave. Kjo mund të përdoret në proces të dialogut si lloj karremi, që kur të ketë nevojë, Kosova të lëshojë pe diku, atëherë do të përdoret çështja e liberalizimit të vizave. Prandaj, edhe pse formalisht nuk ka lidhshmëri, mendoj se BE-ja e ka përdorur”, ka thënë Demhasaj.
Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxheri, ka thënë se Bashkimi Evropian po e lidhë çështjen e dialogut me liberalizimin e vizave, e që, sipas tij, kjo nuk do të duhej të ndodhte.“Fatkeqësisht është një absurditet i madh që procesi i liberalizimit të vizave lidhet me dialogun, sepse këto do të duhej të ishin dy kategori krejtësisht të ndryshme”, ka deklaruar Muhaxheri.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka të lirë lëvizjen në zonën Shengen, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Ndonëse ishte pritur shumë, liberalizimi i vizave nuk u përfshi në agjendën e Samitit të Këshillit Evropian, që u mbajt më 23 qershor të këtij viti.
https://permbledhja.com/largimi-i-mjekeve-nga-kosova-shikoni-se-cthone-mediat-e-huaja/