Aksident komunikacioni në Prishtinë, pesë persona të lënduar
Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, pesë persona kanë marrë lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës në aksident janë përfshirë dy automjete. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën…
