Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë-Deçan, një person i lënduar
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Deçan-Pejë. Një veturë është rrokullist në rrugën mes fshatrave Strellc-Lybeniq. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
