Aksidenti në Milot, lëndohet shtetasi nga Kosova
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar sot në Milot, më saktësisht në autostradë të Ura e Zogut. Për pasojë një shtetas nga Kosova është lënduar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruajnë mediat në Shqipëri. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
