Policia njofton se kanë arrestuar tre serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve
Tre burra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Veriut. Të dyshuarit serbë ngarkohen me veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, transmeton KlanKosova.tv. Me kktvendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.
