Mëngjesin e së enjtës ka vdekur Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës. Prej ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndryshe Gjykata Speciale nuk i dha leje Mustafës për ta takuar.
Një 73-vjeçar me inicialet Z.Th. është arrestuar mëngjesin e sotëm nën dyshimin se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi dhe për armëmbajtje pa leje. Policia tha se armët i gjeti pas një kontrolli në shtëpinë e tij. “Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person…
Policia e Kosovës në prag të festave të fundvitit ka dalë me apel për qytetarët, duke kërkuar festime të qeta e pa përdorimin e mjeteve të rrezikshme, sidomos nga fëmijët. Përmes një video-mesazhi, zëdhënësi , Baki Kelani ka treguar se Policia ka përgatitur planet të cilat tha se parashohin masat…
Gjatë natës në shumë pjesë të Republikës së Kosovës priten reshje shiu dhe reshje shqote e bore në zonat e larta malore. Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashershme shiu. Gjatë ditës priten reshje të pakta, kurse në mbrëmje vonë dhe gjatë…
Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile dhe pa ndonjë ndryshim. Temperaturat nga -4 në mëngjes në disa zona gjatë dites do të rritet deri në 9 gradë Celsius. Fundjava…
Një tjetër foshnje palestineze ka vdekur në Rripin e Gazës pas ekspozimit ndaj motit ekstrem të ftohtë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ndërsa një valë e fortë e të ftohtit vazhdon të marrë jetë njerëzish mes kushteve të këqija të jetesës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, ministria tha se…
Zyrtari policor Abedin Elezaj u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni. Ai u lëndua rëndë në krah pasi u godit qëllimisht me veturë nga një qytetar që nuk pranoi t’i nënshtrohej kontrollit. Polici Elezaj ka kryer me sukses operacionin dhe po ndodhet në fazën e rikuperimit. Rasti rikujton rrezikun e përditshëm…
Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se dje në Klinë ka ndodhur një rrahje. Aty janë përleshur katër punëtorë të një kompanie dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF’në e Klinës për trajtim mjekësor. Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.…
Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, u lirua mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit, pas arrestimit të saj të martën si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion. Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu nga Policia Federale…
Shtypja e pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) po arrin kulmin në Serbi, dhe përveç ndjekjes mediatike dhe propagandistike, po përgatitet edhe një “ndjekje institucionale” me qëllim që me ndryshimet në ligj të hiqet pavarësia e kësaj prokurorie duke e vendosur nën Prokurorinë e Lartë në Beograd. Një…