Një tërmet është ndjerë në mëngjesin e së hënës në Kosovë. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Prizrenit. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.6.
Protestuesit serbë në veri vendosën flamurin e Serbisë në autoblinda të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. Siç raporton “Kossev”, aty u luajtën edhe këngë patriotike në prezencë të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi. Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur kordonin pas Policsië së Kosovës përpara objektit të Komunës së…
Po vazhdon protesta e qytetarëve serbë edhe në Zubin Potok. Aty një punëtore serbe e komunës, ka tentuar të ndërrojë disa llafe me pjesëtarët e policisë. Megjithatë, zyrtarët policorë nuk i janë përgjigjur për asnjë moment. Punëtorja ka thënë që kryetari shqiptar është i lirë të shkojë e të punojë…
Pak pas mesnatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të cilit i ka “theksuar” se kryetarët e rinj të zgjedhur në katër komunat të banuara me shumicë serbe “do të kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët” kështu duke lënë të…
Prania e ushtarëve të KFOR-it, kryesisht amerikan është parë në pjesë të ndryshme të veriut mëngjesin e të hënës. Bashkë me policinë e Kosovës, ata janë vendosur në pozicione të ndryshme rrugësh. Po ashtu, edhe serbët kanë filluar të mblidhen në numër më të madh, teksa një pjesë e tyre…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka kritikuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, pasi kjo e fundit i ka qortuar policët e Kosovës për prezencën e tyre në Veri. “Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë. Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte gjatë një interviste se do të pasojë një situatë e vështirë në Kosovë, diçka që as që mund të ëndërrohej deri më tani. Sipas tij, e tëra kjo po ndodhë për shkak të “provokimeve të Albin Kurtit”. “Kam frikë nga pasiguria e…
Një profil në rrjetin social “Tik-Tok” që mban emrin “Qeveria Kurti 2”, po vazhdon një fushatë linçuese e të rrezikshme ndaj gazetarëve që kritikojnë veprimet e qeverisë. Gazetarja Dafina Demaku ka qenë cak i propagandës së kësaj faqe, duke e etiketuar si “agjende e BIA-së serbe”. Etiketime të tilla janë…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka vizituar veriun dhe nga Zveçani tha se “kjo është e frikshme”, ndërsa dikush po i tregonte se çfarë ndodhi të premtën. Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”, ndërsa më pas…
Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar në mënyrë të pavërtetë rreth gjendjes ndodhur, dy ditë më parë, në veri të Kosovës. Rankoviç me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiçit ka raportuar kinse qytetarët…