Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit të Kosovës. Pro kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma. Në sallë ishin 115 deputetë. Pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun si Kryeparlamentare, Kuvendi ka ndërprerë punimet.
Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëroi se do të vazhdohet me aktivitete tjera, dhe se nëse edhe pas ditës së nesërme s’ka reflektim, do të detyrohen t’i masivizojnë protestat, e që ky masivizim nënkupton edhe përshkallëzim. Kështu deklaroi bashkë-iniciatori i kampanjës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu, gjatë konferencës për…
Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhuroi gjak në aksionin simbolik, të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online. Kurti po ashtu bëri homazhe dhe vendosi lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin…
Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje Avdyli ka thënë se bisedimet kanë qenë pozitive dhe se tashmë VV-ja i ka 61 vota në Kuvend, e se po synon për më…
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit. Viktima është rreth 25-vjeç, dhe quhet Aldion Mulaj. I ndjeri kishte ardhur sot për pushime në Kosova nga Austria. Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar Flora…
Deputetja e sapozgjedhur, Duda Balje, ka shpërndarë një reagim të disa aktivistëve dhe intelektualëve boshnjakë nga Gora, të cilët e akuzojnë kryetaren e NDS-së, Emilija Rexhepi, për mohimin e vazhdueshëm të boshnjakëve. Këto përplasje vijnë pas raportimeve ditë më parë se Kurti ka arritur marrëveshje me Baljen, të cilës thuhet…
PSD ka bërë të ditur se është arrestuar kreu i saj, Dardan Molliqaj. Këtë e konfirmoi vetë partia opozitare joparlamentare përmes një postimi në "Facebook". Më poshtë edhe njoftimi i para pak çasteve:
Është ndërprerë sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi Dehari tha se partitë politike nuk ishin të gatshëm të merrnin pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga ai. Ai tha se do të mblidhen sërish pas 48 orëve.
Albulena Haxhiu nga tha se LDK, PDK dhe AAK kanë tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e Kuvendit, pas takimit konsultativ që kryesuesi i seancës e ftoi. Nga LDK, PDK e AAK thanë se kryesuesi i seancës nuk ka mandat për të ftuar në konsultim partitë politike. Por, Haxhiu…